LSHD reagon për regjistrimin e paralajmëruar të popullsisë

Maqedonia

LSHD reagon për regjistrimin e paralajmëruar të popullsisë

Më: 6 janar 2021 Në ora: 17:43
Shkup

Shqiptarët nuk kanë as dyshimin më të vogël se edhe ky regjistrim i paralajmëruar i popullsisë nga pushteti në duart e LSDM dhe sejmenëve të tyre shqiptarë, do të jetë ashtu si të tjerat deri tani, një proces kryekëput politik që do të shërbejë vetëm për të mirembajtur falsifikimin shumëvjeçar të të dhënave për strukturën reale të popullsisë në Maqedoninë e Veriut!

Regjistrimi i popullsisë si një operacion serioz dhe i besueshëm statistikor në Maqedonin e Veriut, do të bëhej i mundur vetëm duke krijuar kushtet e domosdoshme për këtë, pëmes ndryshimeve të pashmangshme kushtetutese, që do t’i paraprinin këtij procesi të rëndësishëm.

Lëvizja për shtet dhe Drejtësi, bën të ditur opinionit publik qëndrimin e saj të palëkundur se besimin e shqiptarëve në këtë regjistrim të paralajmëruar të popullsisë, nuk e ngjallin as buzëqeshja e stisur dhe premtimet boshe të kryeministrit Zaev, as përfaqësuesit e koruptuar shqiptarë në pushtet, me dosje penale në sirtatët e LSDM, e as pazarllëqet me partitë shqitparë që synojnë pjesë pushteti pa kushte në qeverinë e Zaev.

Por vetëm ndryshimet e pashmangshme kushtetutese që do të ridefinonin Maqedoninë Veriorre si shtet i shqiptarëve dhe bashkësive të tjera etnike shumicë, me sistemin qeverisës në përputhje me këtë, do t’u siguronin shqiptarëve për herë të parë në historinë e tyre në këtë shtet të imponuar atyre me dhunë, pushtetin real për të bërë një regjistrim të besueshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat