OBRM-PDUKM për ngjarjet në Kongresin amerikan: Trazirat dhe dhuna nuk janë rruga drejt një demokracia më të fortë

Maqedonia

OBRM-PDUKM për ngjarjet në Kongresin amerikan: Trazirat dhe dhuna nuk janë rruga drejt një demokracia më të fortë

Më: 7 janar 2021 Në ora: 17:39
Foto Ilustrim

Partia maqedonase opozitare OBRM-PDUKM ka reaguar në ‘Twitter’ për ngjarjet që ndodhën dje në Kongresin amerikan në SHBA.

Sipas tyre, trazirat dhe dhuna nuk janë rruga që të çon drejt një demokracia më të fortë, por mënyrë për ta minuar atë dhe se informacionet nga Washingtoni janë shqetësuese.

Por, siç theksojnë nga kjo parti, jemi të bindur se do të fitojë demokracia, liria dhe drejtësia.

“Ngjarjet e këtilla i shkojnë për shtati atyre që krijojnë ndarje, nuk dëshirojnë unitet te populli de të cilët nga këto incidente përfitojnë personalisht”, thuhet në shkrimin e kësaj partie.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat