Bislimovski: Do të rriten kompetencat e KRRE-së në pjesën e shërbimeve të ujit

Maqedonia

Bislimovski: Do të rriten kompetencat e KRRE-së në pjesën e shërbimeve të ujit

Më: 9 janar 2021 Në ora: 11:26
Foto ilustrim

Komisioni Rregullator për Energjetik dhe Shërbimeve të Ujit (KRRE) me Projektligjin për Mbeturinat Komunale, i cili është në fazën përfundimtare të miratimit, do të jetë përgjegjës për përcaktimin e çmimeve të mbetjeve komunale në mënyrë që këtë vit kompetencat e tij në fushën e shërbimeve të ujit të rriten, njoftoi për AIM-n kryetari i KRRE Marko Bislimoski.

“Për më tepër, ne jemi ende të përkushtuar që KRRE të marrë plotësisht kompetencën për të përcaktuar çmimet e shërbimeve të ujit, sepse deri më tani ne përcaktojmë vetëm çmimin minimal dhe maksimal, ndërsa pastaj këshillat e komunave sjellin çmimet përfundimtare brenda kësaj kornize.

Ne kërkojmë nga KRRE që të sjellë çmimet përfundimtare për shërbimet e ujit”, theksoi Bislimoski.

Në fushën e shërbimeve të ujit, shtoi ai, KRRE tashmë ka vendosur çmimin minimal dhe maksimal për shërbimet e ujit dhe 95% e ndërmarrjeve publike janë brenda çmimeve, domethënë çmimi minimal është pak më i ulët se ai ekzistues, ndërsa ai maksimal pak më i lartë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat