Geni Qyra – kryetar i ri i Alternativës në Strugë

Maqedonia

Geni Qyra – kryetar i ri i Alternativës në Strugë

Më: 9 janar 2021 Në ora: 16:24
Geni Qyra

Sot, në një takim për riorganizimin e Degës së Strugës, pas një mbledhjeje të Kuvendit të Degës, u zgjodh edhe kryetari i ri i Degës së Strugës. Ai do të jetë Geni Qyra, inxhinier i elektronikës.

Me këtë rast kryetari i posazgjedhur i Degës, Geni Qyra, i falënderoi kuvendarët për besimin e dhënë, e falënderoi edhe koordinatorin e deritanishëm të degës, Hysein Dika, si dhe premtoi se do të jetë gjithnjë në shërbim të Degës dhe, në përgjithësi, të Strugës.

Në këtë takim ishte i pranishëm edhe kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, i cili i përshëndeti të pranishmit dhe kryetarit të ri të degës i uroi punë të mbarë, duke e falënderuar, po ashtu, edhe koordinatorin e deritanishëm të Degës.

Kryetari Gashi, gjithashtu, foli edhe për situatën e përgjithshme politike, duke i informuar kuvendarët e Degës së Strugës për gjendjen e rënduar politike për shkak të keqmenaxhimit të kësaj qeverie, ndërsa foli edhe për rolin dhe kontributin që jep Alternativa si opozitë parlamentare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat