MSH: 556 raste të reja, 22 viktima, 404 të shëruar

Maqedonia

MSH: 556 raste të reja, 22 viktima, 404 të shëruar

Më: 9 janar 2021 Në ora: 20:47
Foto ilustrim

MSH-ja njofton se në 24 orët e fundit janë bërë 2953 testime, kurse janë regjistruar 556 raste të reja me COVID-19. Në Shkup – 204, Kumanovë – 24, Veles – 23, Strumicë – 22, Kavadar – 21, Tetovë, Gostivar, Shtip dhe Prilep nga 17, Kocanë – 14, Kriva Pallankë -13, Ohër, Kërcovë dhe Berovë nga 12, Manastir dhe Radovish nga 10, nga 6 raste në Strugë, Gjevgjeli, Pehcevë dhe Negotinë, Kratovë – 5, Makedonski Brod dhe Dellcevë nga 4, Sveti Nikollë – 3, Vinicë 2 dhe nga 1 rast në Probishtip, Vallandovë dhe Resnjë.

ISHP-ja ka regjistruar 404 pacientë të shëruar.

Kanë ndërruar jetë 22 persona. 10 pacientë nga Shkupi, 2 nga Gostivari, 2 nga Ohri, 2 nga Kriva Pallanka dhe nga 1 pacient nga Kumanova, Dibra, Shtipi, Manastiri, Kavadari dhe Kërcova.

MSH-ja ka njoftuar se gjatë ditës së sotme evidentohen 10 viktima me datë të vdekjes nga ditët paraprake.  

Numri I përgjithshëm I të diagnostifikuarve me COVID-19 në vendin tonë shkon në 86.150, numri I të shëruarve është 67.164, kurse I viktimave shkon në 2.614. Për momentin shënohen 16.372 raste active.

Në nivel vendi, nga fillimi I epidemisë janë bërë gjithsejt 414.757 testime për COVID-19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat