ASH-AAA kërkon dorëheqjen e zëvendësministrit të MPB-së, Nazim Bushi

Maqedonia

ASH-AAA kërkon dorëheqjen e zëvendësministrit të MPB-së, Nazim Bushi

Më: 10 janar 2021 Në ora: 08:28
Nazim Bushi, Oliver Spasovski

Ministri i brendshëm Oliver Spasovski dje nuk e la të përgjigjet zëvendësin e tij, Nazim Bushi, në foltoren e konferencës për media, kur u pyet për ligjin për shtetësi. Spasovski u përgjigj vet, duke mos e liruar vendin për zëvendësin e tij.

“Jo unë do të përgjigjem, sepse ai është i dënuar. Për shkak se është i dënuar tani mbanë maskë. Të mos ishte i dënuar ndoshta nuk do të mbante tani maskë”, u shpreh Oliver Spasovski – Ministër i Punëve të Brendshme.

Sot në një pres konferencë koalicioni ASH-Alternativa rastin e vlerësojnë si degradim të votës shqiptare andaj kërkojnë dorëheqjen e zëvendësministrit Bushi.

“Kërkojmë nga Spasovski të ndalë cirkun, të cilin e pamë dje se si e trajton zëvendësin e tij Nazim Bushin, kurse nga ky i fundit kërkojmë dorëheqje të menjëhershme për arsye morale me qëllim që të mos e degradojë edhe më shumë votuesin shqiptar”, tha Bujare Abazi nga Aleanca për Shqiptarët.

Ndryshe zëvendësministri Bushi është në mesin e 15 funksionarëve të BDI-së të cilat u gjobitën për mos mbajtje të maskës në mbledhimin e organizuar në përurimin e hapësirave të reja të Ministrisë për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive, ku edhe u festua ditëlindja e liderit të partisë Ali Ahmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat