Buçkovski: Do të rishikohen komentet bullgare për planin tonë Aksionar

Maqedonia

Buçkovski: Do të rishikohen komentet bullgare për planin tonë Aksionar

Më: 12 janar 2021 Në ora: 12:52
Ekaterina Zakharieva dhe Vllado Buçkovski

Gjatë periudhës që pason grupi jonë punues do të rishikoj komentet që kanë arritur nga Bullgaria të propozimit tonë të planit Aksionar dhe do të ndërtohet pozicion i qartë, tha për AIM-në i dërguari special për Bullgarinë Vllado Buçkovski.

Buçkovski dje kishte takim me ministre e Jashtme të Bullgarisë, Ekaterina Zakharieva e cila ia dha planin Aksionar, e cila nga e para duhet të rishikohet nga qeveria e Maqedonisë.

“Roli im si Përfaqësues Special i Maqedonisë së Veriut buron nga përpjekjet e Qeverisë së Maqedonisë për të arritur zgjidhje të mosmarrëveshjes bilaterale me Bullgarinë dhe kështu të hiqen pengesat për fillimin e negociatave të vendit tonë me BE-në”, tha Buçkovski për AIM-në.

Ai shton se në këtë kontekst, i gjithë komunikimi i tij zyrtar në itinerarin Shkup – Sofje është në funksion të planit të Aksionar të propozuar nga ne, i cili përmban hapa konkretë në fushën e lidhjes përmes Korridorit 8, bashkëpunimit në arsim, energji, kulturë, ekonomi, shoqëri informatike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat