Në komunën e Çairit do të ndërtohet garzh shumëkatëshe

Maqedonia

Në komunën e Çairit do të ndërtohet garzh shumëkatëshe

Më: 12 janar 2021 Në ora: 16:32
Komuna e Çairit

Qeveria dha dritën jeshile për të ndërtuar një garazh shumëkatëshe në komunën e Çairit, në zonën prapa poliklinikës Bit Pazar.

Ky informacion u njoftua nga zv. kryeministri i parë i vendit, Artan Grubi, në profilin e tij në Facebook përpara se Qeveria ta shpall zyrtarisht këtë.

“Në bashkëpunim me kryetarin e komunës së Çairit, Visar Ganiu, qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot i hapi rrugën procesit të ndërtimit të një garazhi/parkingu në kate në Komunën e Çairit, përkatësisht në hapësirën prapa poliklinikës Bit Pazar.

Me këtë hap të Qeverisë dhe komunës Çair, qytetarët tanë do të mund të parkojnë veturat e tyre në këtë pjesë tejet të frekuentuar të Shkupit, pa penguar apo bllokuar hapësirat publike.

Këtë vendim të qeverisë, komuna e Çairit duhet ta realizojë në bazë të Vendimit për kryerjen e punëve për disponim me tokën ndërtimore pronësi e RMV-së, të miratuar nga ana e Qeverisë, shkruan Grubi në Facebook./

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat