Nikollovski: Nuk ka funksionarë të paprekshëm, transparencën do ta çojmë deri në nivelin më të lartë

Maqedonia

Nikollovski: Nuk ka funksionarë të paprekshëm, transparencën do ta çojmë deri në nivelin më të lartë

Më: 12 janar 2021 Në ora: 19:30
Ljupço Nikollovski

Zëvendëskryeministri për Luftimin e Krimit dhe Korrupsionit, Ljupço Nikollovski tha “ka pasur shkarkime të funksionarëve që kanë vepruar në kundërshtim me kodeksin”.

“Për këtë shkak themi se nuk ka të paprekshëm, transparenca jonë do do të shkojë deri në nivelin më të lartë”, tha Nikollovski.

Ai thotë nëse komunat dëshirojnë ndihmë financiare për projekte, atëherë duhet të publikojnë dokumente të caktuara.

“Të mos fshihet ato informacione nga qytetarët. Përgatisim vendime të ndryshme për shkurtimin e shpenzimeve zyrtare dhe kjo nuk është vetëm deklarative, por marrim vendime që do ta kufizojmë fuqinë dhe do të kemi politikanë të ndershëm dhe të përgjegjshëm”, tha Nikollovski.

Ai inkurajoi qytetarët të paraqesin krimin dhe  korrupsionin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat