Agim Nuhiu: Në regjistrimin e popullsisë personat që punojnë jashtë do të duhet regjistrimin ta bëjnë vetëm

Maqedonia

Agim Nuhiu: Në regjistrimin e popullsisë personat që punojnë jashtë do të duhet regjistrimin ta bëjnë vetëm

Më: 13 janar 2021 Në ora: 16:36
Agim Nuhiu

Kuvendi sot filloi me debatin mbi Propozim-ligjin e regjistrimit të popullsisë, amvisërive dhe banesave në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Propozim-ligjin e arsyetoi zëvendësministri i Drejtësisë, Agim Nuhiu, i cili tha se me ligj është paraparë që regjistrimi të mbahet nga 1 prilli deri më 22 prill, ndërsa aty do të përfshihen edhe personat që punojnë jashtë vendit.

“Personat që punojnë jashtë shtetit, regjistrimin do ta bëjnë vetë, me aplikacion të veçantë që do të instalohet në ueb-faqen e Entit Shtetëror për Statistika, nga 1 marsi deri më 21 prill”, sqaroi Nuhiu.

Ai theksoi se me ligj janë paraparë 50 rajone dhe për çdo rajon ka komision të posaçëm dhe se do të respektohet përfaqësimi në komision.

“Në kapitullin e katërt të ligjit, është paraparë se aktet që i sjell drejtori i Entit Shtetëror për Statistika kanë efekt juridik nëse i pranon zëvendësi i tij, kështu që nuk mund të kemi mashtrim në bazë etnike”, tha Nuhiu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat