Kallëzime penale për 15 hotelierë në Tetovë e Gostivar

Maqedonia

Kallëzime penale për 15 hotelierë në Tetovë e Gostivar

Më: 21 janar 2021 Në ora: 15:34
Foto ilustrim

Në periudhën nga 18 dhjetori i vitit 2020 deri më 21 janar të këtij viti, për gjithsej 15 hotelierë në rajonin e SPB Tetovë janë parashtruar kallëzime penale deri tek pronarët e objekteve hotelierike sepse nuk e kanë respektuar masën për punë të kufizuar deri në ora 18:00. Prej tyre tetë janë nga rajoni i Tetovës, ndërsa shtatë nga rajoni i Gostivarit.

“Bëhet fjalë kryesisht për kafene të cilat janë hapur dhe kanë punuar pas orës 18:00 dhe në të cilat kanë qëndruar dhe janë shërbyer mysafirë.

Të denoncuarit dyshohet se kanë bërë vepër penale “mosveprim sipas rregullave shëndetësore gjatë epidemisë”, në pajtim me nenin 206 nga Kodi penal, ndërsa objektet e tyre janë mbyllur nga Inspektorati shtetëror i tregut”, informon Marjan Josifovski, zëdhënës i SPB Tetovë.

Sipas evidencës së SPB Tetovë mes objekteve të denoncuara të cilat e kanë kaluar orarin e lejuar të punës dhe me këtë i kanë shkelur masat për parandalim dhe përhapje të koronavirusit Kovid-19 hasen edhe qebaptoret, çajtoret, ëmbëltoret etj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat