Maqedoni: 304 gjoba për mosmbajtje të maskave për 24 orë

Maqedonia

Maqedoni: 304 gjoba për mosmbajtje të maskave për 24 orë

Më: 27 janar 2021 Në ora: 09:46
Ilustrim

Ministria e Punëve të Brendshme në Maqedoni njofton se ka vazhduar me aktivitetet për zbatimin e masave për mbrojtje nga coronavirusi.

Nga kjo ministri thonë se në 24 orët e fundit janë regjistruar 304 raste të mosmbajtjes së maskës mbrojtëse.

MPB ju bën apel qytetarëve që t’i respektojnë masat dhe protokollet e miratuara nga Qeveria, për parandalimin e COVID-19.

Kështu, janë shqiptuar 304 gjoba për mosmbajtje të maskave për 24 orë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat