Qeverisë së Maqedonisë së Veriut i kërkohet luftë më vendimtare kundër korrupsionit

Maqedonia

Qeverisë së Maqedonisë së Veriut i kërkohet luftë më vendimtare kundër korrupsionit

Më: 29 janar 2021 Në ora: 20:19
Pavle Trajanov

Lidhja Demokratike e Maqedonisë, e udhëhequr nga Pavle Trajanov, kërkon një luftë vendimtare kundër korrupsionit në vend.

Sipas tyre, qëndrimi i qytetarëve se Maqedonia ka ngecur në këtë luftë është një sinjal i rëndësishëm që gjendja në vend është mjaft alarmante.

Kjo parti politike kërkon që lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar të mos mbetet vetëm një angazhim deklarativ.

Prandaj, Lidhja Demokratike i bën thirrje Qeverisë së RMV-së që me seriozitet ta merr parasysh faktin se Maqedonia ka ngecur në këtë luftë, duke u vendosur në vendin e 111-të në listën botërore të Indeksit të Transparencës për perceptimin e korrupsionit për vitin 2020.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat