Spitali i Gjevgjelisë bëhet me qendër për trajtimin e pandemisë Covid-19

Maqedonia

Spitali i Gjevgjelisë bëhet me qendër për trajtimin e pandemisë Covid-19

Më: 29 janar 2021 Në ora: 20:36
Foto ilustruese

Javën që vjen do të lëshohet në përdorim qendra modulare për trajtimin e pacientëve me kovid në komunën e Gjevgjelisë.

Qendra do të bëjë pranimin e rasteve të dyshimta dhe atyre pozitiv me covid, kontrolin dhe vlerësimin e rasteve, testimin dhe testin PCR.

Me këtë rast do të mbyllen vendpranimet e tanishme ku bëhet marrja e strishos, ndërkaq do të vazhdojnë të shfrytëzohen për nevojat e spitalit.

Qendra e Covid-it në Gjevgjeli ka sipërfaqe prej 400 metër katror, me hyrje të ndara për të gjithë aktivitetet që ndërlidhen me pandeminë dhe ka dhomë izolimi dhe stacion hospitalizimi për 15 pacientë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat