Vazhdon bojkoti i maturantëve në Maqedoni, MASH beson se është i paarsyeshëm dhe i dëmshëm

Maqedonia

Vazhdon bojkoti i maturantëve në Maqedoni, MASH beson se është i paarsyeshëm dhe i dëmshëm

Më: 1 shkurt 2021 Në ora: 10:01
Foto ilustrim

Edhe këtë javë maturantët nuk do të përfshihen në mësim. Ata akoma i qëndrojnë vendimit se nevojiten ndryshime në provimin e maturës shtetërore, më saktë të jepet provimi me program të shkurtuar mësimor. Nga Ministria resore janë të vendosur – bojkoti është i pajustifikuar dhe është në dëm të maturantëve.

Unioni i nxënësve të shkollave të mesme shpjegon se nuk angazhohen për heqjen e maturës shtetërore, por për situatën aktuale që ajo të ndryshohet.

Matura shtetërore, sipas Unionit, duhet të jepet sipas plan programeve dhe metodologjive të shkurtuara. Por, siç thonë ata, ato programe duhet të zbatohen për të gjitha lëndët, jo vetëm për disa.

Nga Unioni përmendin se kurrikulat e shkurtuara ishin dhe vazhdojnë të jenë pjesë e kërkesave të tyre drejtuar institucioneve.

Sipas kryetarit të Unionit të nxënësve të shkollave të mesme, Blendi Hodai, kjo kërkesë kërkon mbështetjen e të gjithë deputetëve dhe të gjitha partive politike, sepse ai beson se e njëjta nuk duhet të politizohet.

Unioni i nxënësve të shkollave të mesme të shtunën mbajti takim me grupin parlamentar të OBRM-PDUKM-së, ku u diskutua për këtë temë, ndërsa të enjten Unioni dorëzoi edhe letër për mbështetje te të gjithë deputetët në Kuvend. Ata kërkojnë mbështetje që kërkesat e tyre të diskutohen në debat publik në Kuvend.

Grupi parlamentar i OBRM-PDUKM beson se nxënësit e shkollave të mesme kanë të drejtë t’i kërkojnë të drejtat e tyre për shkak të të gjitha këtyre rrethanave të shkaktuara nga paandemia e COVID-19.

Nga ana tjetër, Ministria e Arsimit dhe Shkencës, reagoi dje se bojkoti i këtij detyrimi bazik dhe përgjegjësie është i papranueshëm.

Nga Ministria shpjeguan se së bashku me Qeverinë janë të detyruar ta zbatojnë maturën që të sigurojnë mundësi për të gjithë mbi 14.000 nxënësit që kanë paraqitur dhënien e provimit dhe të vazhdojnë të mësojnë dhe të regjistrohen në fakultet.

Ata theksojnë se është e papërgjegjshme t’u shkurtohet e drejta atyre që kanë vendosur të vazhdojnë në fakultet.

Ata që nuk planifikojnë të vazhdojnë në fakultet, sipas MASH-it kanë zgjidhje të japin provimin vetëm të maturës së shkollës dhe lëndën profesionale.

“Matura shtetërore sivjet do të jepet me metodologji të shkurtuar dhe të ndryshuar si që MASH-i në fillim të vitit shkollor vendosi, ndërsa ishin të ndërlikuar edhe maturantët dhe Shoqatat e nxënësve të shkollave të mesme dhe arsimtarët dhe prindërit”, thuhet në kumtesë.

Janë bërë edhe ndryshime edhe në konceptin ekzistues, ndërsa nga MASH shpjeguan se janë vendosur dy lëndë shtesë zgjedhore- gjeografi dhe informatikë dhe e kanë harmonizuar obligimin projektues që të jetë më interesant për maturantët.

“Poashtu, kujtojmë se grupi i punës ku marrin pjesë përfaqësues të nxënësve të shkollave të mesme dhe Qendrës shtetërore për provim do të përgatit koncept të ri të plotë për maturën shtetërore e cila do të përdoret nga viti i ardhshëm dhe me këtë për shkurt kohë është bërë hap i madh në përmirësimin e tërë konceptit “, thonë nga MASH-i.

Apelojnë se arsimi patjetër të vazhdojë të vijojë edhe në kushte të pandemisë, pasi bëhet fjalë për të ardhmen e brezave të rinj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat