Policia e Bullgarisë njoftoi se sot në Sofje është arrestuar Igor Spasov.
Kjo erdhi si rezultat i një fletarresti ndërkombëtar nga ana e autoriteteve të Maqedonisë së Veriut.
Spasov është i dënuar për 14 vite burg për vrasjen e Martin Neshkovskit.
Neshkovaski u vra në festën e OBRM-PDUKM-së në zgjedhjet kuvendare në vitin 2011 në sheshin e Shkupit.