Aerodromi, Kisella Voda dhe Gazi Baba janë komunat me më së shumti raste aktive me COVID-19

Maqedonia

Aerodromi, Kisella Voda dhe Gazi Baba janë komunat me më së shumti raste aktive me COVID-19

Më: 2 shkurt 2021 Në ora: 16:37
Foto ilustrim

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, më së shumti raste aktive ka në komunat e Shkupit edhe atë në Aerodrom, Kisella Vodë dhe Gazi Babë ndërsa nga komunat jashtë Shkupit, më së shumti raste aktive ka Komuna e Ohrit.

Momentalisht në Maqedoni ka 7.717 raste aktive, ndërsa Aerodromi ka 566, Kisella Voda 543, Gazi Baba 541, Komuna Qendër 514, Karposhi 512, Gjorçe Petrovi 413, ndërsa Çairi ka 207 raste aktive. Ohri momentalisht është në krye të listës nga komunat jashtë Shykupit me 350 raste aktive, ndërsa më pas vjen Kumanova me 312 dhe Kavadari me 274.

Numri i rasteve aktive gjatë muajit të fundit ka rënë, por numri i rasteve të vdekjeve mbetet i lartë. Nëse krahasohen statistikat e MSH-së nga 1 janari deri më 1 shkurt, numri i rasteve aktive është ulur për 11.524 raste, ndërsa numri i rasteve është rritur me 356 persona.

Kjo do të thotë se mesatarisht në janar kanë në ditë kanë humbur jetën 11 persona si pasojë e virusit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat