Gjithsej 73 qytetarë të Maqedonisë janë vaksinuar në Vranje dhe Bujanovc

Maqedonia

Gjithsej 73 qytetarë të Maqedonisë janë vaksinuar në Vranje dhe Bujanovc

Më: 3 shkurt 2021 Në ora: 15:22
Foto ilustruese

Shtetasit e Maqedonisë që kanë dyshtetësi kanë shprehur interes për vaksinimin në Serbi dhe deri tani janë vaksinuar 73 qytetarë. Ata janë vaksinuar me vaksinën kineze “Sinofarm” në Vranje dhe Bujanovc, ndërsa mundësi për vaksinim kanë edhe ata që nuk kanë shtetësi serbe.

Portali E-uprava mundëson që aplikacionin për vaksinim të shtetasve të huaj të cilët kanë vendbanim në Serbi. Duhet të kenë numër telefona serb në mënyrë që të marrin vërtetim për datën dhe vendin e vaksinimit, ndërsa vaksinimi është falas.

Deri tani në Vranje janë vaksinuar rreth 70 qytetarë të Maqedonisë me shtetësi të dyfishtë, ndërsa në Bujanovc janë vaksinuar vetëm tre shtetas.

“Për shkak se nuk munda ta pranoj vaksinën në Shkup dhe për shkak se jam shtetas i Maqedonisë dhe i Serbisë, parashtrova kërkesa te E-uprave për pranim të vaksinës. Ata më njoftuan dhe më dërguan datën e pranimit të vaksinës”, tha Zoran Simonovski nga Shkupi.

Ndryshe, Maqedonia pritet që nga mesi i muajit shkurt të fillojë me vaksinimin kundër virusit COVID-19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat