OBRM-PDUKM propozon regjistrim në mars ose prill në vitin 2022

Maqedonia

OBRM-PDUKM propozon regjistrim në mars ose prill në vitin 2022

Më: 5 shkurt 2021 Në ora: 14:39
OBRM-PDUKM

Kreu i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski thotë se regjistrimi duhet të mbahet gjatë vitit 2022.

“Qëndrimi ynë është i qartë. Regjistrim duhet të ketë në pranverën e vitit 2022, në mars ose prill. Atëherë do të kemi edhe ‘finger print’ terminale që do të përdoren në zgjedhje lokale”, tha Mickoski.

Ai tha se partia e tij asnjëherë nuk ka qenë për bojkotim të regjistrimit dhe se tashmë ka nisur nisma për mbledhjen e nënshkrimeve për të anuluar Ligjin për regjstrim.

Sipas tij, ky regjistrim do të jetë politike, operacion politik me “përqindje të dakorduara”, dhe jo operacion statistikor

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat