Banorët e Sedllarcës në protesta, kërkojnë të lirohen nga taksa rrugore Tetovë-Gostivar

Maqedonia

Banorët e Sedllarcës në protesta, kërkojnë të lirohen nga taksa rrugore Tetovë-Gostivar

Më: 5 shkurt 2021 Në ora: 16:57
Foto ilustrim

Pikëpagesat në autostradën Tetovë-Gostivar i nxorën në protestë banorët e fshatit Sedllarcë e Epërme.

Ata kërkojnë çmim më të ulët në pikëpagesa, pasi siç thonë, nga fshati i tyre e deri në Tetovë ka vetëm 3 km e 300 metra ndërkaq duhet të paguajnë si të gjithë të tjerët, nga 30 denarë.

“Sot nuk do ta bllokojmë autostradën, por nëse nuk ka zgjidhje, në të ardhmen do ta bëjmë atë”, tha një protestues.

Ata gjithashtu thanë se protestojnë, sepse prej fshatit të tyre e deri në Tetovë nuk ka rrugë alternative më të shkurtë.

Nëse shkojnë nga Kamjani për në Reçicë, ajo është e gjatë 14 km. Nëse shkojnë nga Bërvenica, ajo ka 15 km që i bie 1 orë rrugë.

“Institucionet të gjejnë zgjidhje, të na lirojnë nga pagesat ose të gjejnë rrugë alternative”, thanë protestuesit.

Nëse nuk mund të ndërtohet rrugë alternative, atëherë mbetet që të lirohen nga pikëpagesat. Gjatë kalimit të tyre, t’u jepen kartela me të cilat do të dëshmojnë se janë nga Sellarca dhe se nuk duhet të paguajnë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat