MPB: 257 gjoba për vozitje të shpejtë në autostradën Kumanovë-Veles dhe te qarkorja e Shkupit

Maqedonia

MPB: 257 gjoba për vozitje të shpejtë në autostradën Kumanovë-Veles dhe te qarkorja e Shkupit

Më: 5 shkurt 2021 Në ora: 17:51
Foto ilustrim

Njësiti mobil për siguri në trafik, më 2, 3, 4 dhe 5 shkurt ka realizuar kontrolle të shpeshtuara për sanksionim të vozitësve që e tejkalojnë shpejtësinë e lejuar, edhe atë në autostradën Kumanovë – Veles dhe te qarkorja e Shkupit.

Gjatë këtyre kontrolleve janë sanksionuar 257 vozitës.

“5 vetura kanë lëvizur me shpejtë mbi 70 km/h mbi të lejuarën, kurse 45 vetura me 50 deri 70 km/h mbi të lejuarën”, njoftojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Ata shtojnë se kontrollet e shpeshtuara do të vazhdojnë edhe gjatë periudhës që vijon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat