Nuk ka nevojë për shtrëngimin e masave

Maqedonia

Nuk ka nevojë për shtrëngimin e masave

Më: 9 shkurt 2021 Në ora: 21:18
Ilustrim

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe është pyetur nëse do të shtrëngohen masat për të luftuar përhapjen e koronavirusit, posaçërisht tani kur janë evidentuar 45 raste të variantin britanik të koroanvirusit.

Ai tha se për momentin nuk është e nevojshme një gjë e tillë.

“Momentalisht nuk ka indikacione që duhet të ketë shtrëngime të masave dhe më tej bëhen analiza intenzive në llojin e virusit, tani më është zbuluar varianti i llojit britanik.

Dje gjatë ditës kam pasur takim me ambasadën britanike kemi shkëmbyer përvoja në lidhje me atë se si ka filluar vala e fortë, dhe çfarë masa kanë marrë në Britani dhe tani konsiderojmë që nuk ka nevojë të heqim dorë nga masat që janë në fuqi tani”, ka thënë Filipçe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat