Antarësia, burim i relevancës së opinioneve ekonomike të OEMVP-së

Maqedonia

Antarësia, burim i relevancës së opinioneve ekonomike të OEMVP-së

Nga: Drilon Iseni Më: 10 shkurt 2021 Në ora: 14:07
Drilon Iseni

Të qenurit çdoherë në hap me ndodhitë në kohë si dhe vullneti për t’iu paraprijë ndryshimeve dhe sfidave, është shenja karakterizuese e OEMVP-së që prej ekzistimit të saj. Duhet pasur parasysh se institucioni ynë nuk lejoi asnjëherë t’i dorëzohet pengesave e aq më pak të qëndrojë indiferente karshi rrethanave dhe ngjarjeve të cilat preokuponin sektorin e biznesit. Kjo është edhe qëllimi i krijimit të këtij institucioni, të identifikojë dhe elilminojë pengesat e ndryshme me të cilat ballafaqohet biznesi, por poashtu të sigurojë kushte të barabarta të të bërit biznes për të gjithë me qëllim të nxitjes së konkurrueshmërisë e që të pasojë edhe me zhvillim ekonomik të vendit.

OEMVP në sajë të strukturave dhe organizimit të vet, i ka të përcaktuara edhe grupacionet në bazë të sektorëve dhe veprimtarisë së tyre, dhe secili grupacion strukturohet me nëngrupacionet e saja. Falë kësaj mënyre të sistematizimit, OEMVP çdoherë ka qenë e njoftuar në kohë me problemet reale të bizneseve dhe sektorëve në përgjithsi, dhe duke pasur një burim të tillë i cili ofron saktësi të informacioneve, i ka ndihmuar Odës tonë të jetë objektive në lobim dhe avokim për interesat e biznesit dhe ekonomisë në përgjithsi.

Grupacionet e OEMVP-së të cilat përfshijnë çdo sektor duke filluar nga prodhuesit e deri tek mediat, kanë kontribuar dhe ndihmuar OEMVP-në në krijimin e qëndrimeve mbi trajtimin e krizës ekonomike të shkaktuar nga pendemia e Covid 19. OEMVP ka realizuar takime të shumta me përfaqësues të bizneseve nga të gjithë sektorët, në mënryë që të krijohet pasqyrë e nevojave specifike të çdo sektori në veçanti.

Në periudhën vijuese, ky institucion relevant që përkujdeset për bizneset dhe ekonominë e vendit, do të nxisë edhe më tepër angazhimin e këtyre grupacioneve, përshkak se dalja nga kriza e pandemisë dhe tejkalimi i pasojave me të cilat ballafaqohet sektori i biznesit, do jetë sfidë të cilën vlerësojmë se do të duhet t’a trajtojmë me kujdes me qëllim që të eliminojmë sa më shumë pasoja që është e mundur.

Duke u nisur nga sektorët më të goditur, siç janë HOREKA, prodhimtaria, industria përpunuese dhe të tjera, do angazhohemi në identifikimin e të gjitha mundësive për rimëkëmbje të bizneseve, ngase vlerësojmë që konkurrueshmëria është aspekti më i rëndësishëm mbi të cilin duhet të punohet. Kthimi i pozicioneve në tregjet vendore dhe sidomos ato të huaja, duhet të jetë prioritet, andaj ne si insituticion, në periudhën vijuese do të përqëndrojmë kapacitetet e zyrës ekzekutive drejt trajtimit të këtyre problematikave, kështu duke e vazhduar ecurinë e Odës drejtë realizimit të misionit dhe vizionit të saj të dëlirë. Veprimtaria e OEMVP-së, është ngushtë e ndërlidhur edhe me aspektin social, andaj përgjegjësia jonë shoqërore realizohet me krijimin e kushteve të të bërit biznes, mbrojtjen e interesave të bizneseve, nxitje dhe përkrahje të afarizmit tek të rinjtë dhe gratë me qëllim të shndërrimit të këtij vendi në vend me perspektivë sociale ekonomike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat