OBRM-PDUKM: Me Zaevin dhe Filipçen, Maqedonia jeton nga lëmosha

Maqedonia

OBRM-PDUKM: Me Zaevin dhe Filipçen, Maqedonia jeton nga lëmosha

Më: 14 shkurt 2021 Në ora: 17:01
Foto ilustrim

Dështim dhe mossukses për shëndetin e popullit. Kështu OBRM-PDUKM e komenton faktin që në vend ende nuk ka nisur vaksinimi kundër Covid- 19.

Opozita pohon se asnjë vend nuk ka raste të vdekjes për kokë banori sikur Maqedonia dhe kërkojnë që kryeministri Zoran Zaev dhe ministri Venko Filipçe të bartin përgjegjësi. Në ndërkohë, donacionin e sotëm të vaksinave nga Serbia e quajtën lëmoshë.

“Nga LSDM thonë se në ditën kur vendi i pranon vaksinat e para, OBRM-PDUKM vazhdon të sillet në mënyrë destruktive.

Për shkak të sjelljes së papërgjegjshme dhe të papjekur, gjashtë herën humbasin në zgjedhje dhe ende do të qëndrojnë në opozitë”, thuhet në njoftimin e LSDM-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat