Qeveria e RMV-së: Pa regjistrim të popullsisë do të jemi një vrimë e zezë në botë që s’ka vizion real

Maqedonia

Qeveria e RMV-së: Pa regjistrim të popullsisë do të jemi një vrimë e zezë në botë që s’ka vizion real

Më: 16 shkurt 2021 Në ora: 13:40
Foto Ilustrim

“Regjistrimi i ardhshëm i popullsisë, familjeve dhe apartamenteve në Republikën e Maqedonisë së Veriut, përveç që është një operacion statistikor është detyrimi ynë si anëtar i Kombeve të Bashkuara (OKB) është jashtëzakonisht i rëndësishëm për shkak të të dhënave që do të marrim. Vendosur në kontekstin e hulumtimeve dhe analizave të caktuara, këto të dhëna ofrojnë konturet e nevojshme për krijimin e politikave efektive publike për zhvillimin socio-ekonomik”, thonë nga Qeveria.

Sipas tyre, pa të dhëna të azhurnuara dhe përkatëse, të përcaktuara nga një institucion zyrtar siç është Enti i Statistikave të Shtetit, ne do të jemi një vrimë e zezë në botë si i vetmi vend që nuk ka vizion real, të mbështetur nga të dhënat për zhvillimin e tij.

“Askush nuk e dëshiron një vend të tillë si partner. Asnjë investitor nuk do të tregojë interes për të investuar kur sheh se vendi nuk ka statistikat themelore mbi burimet e tij për fuqinë zyrtare të punës, tregun, shpenzimet e konsumatorit. Me të dhënat nga Regjistrimi, ne marrim harta për arritjen e 17 qëllimeve për zhvillim të qëndrueshëm, të cilat, si anëtare e OKB, Maqedonia e Veriut është zotuar t’i përmbushë deri në vitin 2030, të cilat bashkojnë tre dimensione: Dimensioni ekonomik (burimet ekonomike, zhvillimi dhe rritja, në mënyrë që të analizohet situata dhe planifikimi makroekonomik i ardhshëm i zhvillimit të vendit);

Dimensioni mjedisor (marrja e masave të nevojshme për të shmangur dëmtimin e pakthyeshëm të kapitalit natyror në planin afatgjatë për përfitime afatshkurtra duke përafruar projektet e zhvillimit me mjedisin natyror të ripërtëritshëm, menaxhimin e burimeve natyrore, mbrojtjen dhe përdorimin e qëndrueshëm të natyrës, parandalimin dhe luftën kundër ndotjes); Dimensioni shoqëror (synon krijimin e standardeve të barabarta të jetesës, solidaritetit dhe luftës kundër varfërisë)”, deklarojnë nga Qeveria.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat