Maqedoni: Janë vaksinuar 1.155 punonjës shëndetësor kundër coronavirusit

Maqedonia

Maqedoni: Janë vaksinuar 1.155 punonjës shëndetësor kundër coronavirusit

Më: 23 shkurt 2021 Në ora: 11:23
Foto ilustrim

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, informon se deri sot janë vaksinuar 1.155 punonjës shëndetësor kundër coronavirusit.

Ai thotë se vaksinat janë të sigurta dhe të zhvilluara në platforma të sigurta.

Filipçe informon se nëpërmjet web-faqes “vakcinacija.mk”, 63.075 qytetarë kanë shprehur interesim për t’u vaksinuar.

“Deri në fund të javës i presim edhe vaksinat tjera nga Serbia, si dhe 200 mijë vaksinat kineze”, ka shkruar Filipçe në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat