Spasovski: Sipas informacioneve tona Mijallkov ende është në Maqedoni

Maqedonia

Spasovski: Sipas informacioneve tona Mijallkov ende është në Maqedoni

Më: 23 shkurt 2021 Në ora: 16:49
Oliver Spasovski

Ministri Oliver Spasovski tha se sipas të gjitha analizave, vlerësojmë se ende është në shtet dhe nuk e ka braktisur vendin.

“Hetimet janë duke rrjedhur, nëse do ta dinim, do të ishte në paraburgim.

Në bazë të analizave dhe në bazë të informacioneve, bindja jonë është se është në shtet dhe po punojmë në arrestimin e tij”, deklaroi Spasovski.

Po ashtu, ai ka thënë se Sasho Mijalkov i akuzuar në “Target-Fortesa” është i pakapshëm për organet e rendit edhe pse më 26 shkurt do të jepet aktvendimi për rastin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat