Spasovski nuk jep dorëheqje pas arratisjes së Mijallkovit

Maqedonia

Spasovski nuk jep dorëheqje pas arratisjes së Mijallkovit

Më: 23 shkurt 2021 Në ora: 17:08
Oliver Spasovski

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski nuk do të japë dorëheqje pasi nuk ndjen përgjegjësi në arratisjen e të akuzuarit kryesor në rastin “Target-Fortesa”, Sasho Mijallkov.

Ai thotë se që të ndjej përgjegjësi, duhet të ketë bërë lëshime. Shpreh bindjen se MPB ka vepruar ndaj të gjitha udhëzimeve.

“Që të ndjeni përgjegjësi për diçka, ju duhet të bëni një lëshim me qëllim apo të mos veproni ndaj këtyre udhëzimeve që u dhanë. Sipas kronologjisë së ngjarjeve, e shihni se Ministria e Punëve të Brendshme ka vepruar menjëherë nga momenti i marrjes së informacioneve tona”, tha Spasovski.

Dorëheqjen e Spasovksit e ka kërkuar opozitarja VMRO-DPMNE, ndërkaq koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa kanë paralajmëruar interpelancë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat