Censusi i popullsisë në RMV, Selami: Rezultatet do të shpallen në pjesën e parë të gushtit

Maqedonia

Censusi i popullsisë në RMV, Selami: Rezultatet do të shpallen në pjesën e parë të gushtit

Më: 1 mars 2021 Në ora: 13:46
Ilmi Selami

Në Maqedoninë e Veriut ka filluar faza e parë e censusit të popullsisë. Gjatë gjithë muajit mars, dhe deri më 21 prill, do të regjistrohet diaspora përmes një platforme online.

Për këtë çështje, Ilmi Selami, zëvendësdrejtor i Entit për Statistikë, që është institucioni që kryen regjistrimin e popullsisë, u shpreh në Euronews Albania nga 1 prilli deri 21 prill, do të regjistrohen edhe banorët rezidentë të Maqedonisë së Veriut.

Zoti Selami tha se shpreson që procesi të vijojë me sukses.

Ai u shpreh më tej se meqenëse procesi është online nuk do të zgjatë shumë. 

Ai nënvizoi se në pjesën e parë të muajit gusht do të shpallen edhe rezultatet zyrtare të këtij procesi.

Censusi i popullsisë ka rëndësi të veçantë në Maqedoninë e Veriut, pasi një pjesë e të drejtave etnike të shqiptarëve bazohen në përqindjen që përbëjnë nga numri i përgjithshëm i popullsisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat