Qeveria e miratoi Informacionin për gjetjen e zgjidhjes për Ski qendrën Kodra e Diellit

Maqedonia

Qeveria e miratoi Informacionin për gjetjen e zgjidhjes për Ski qendrën Kodra e Diellit

Më: 9 mars 2021 Në ora: 21:13
Foto ilustrim

Qeveria në seancën e sotme të 51-të e shqyrtoi dhe miratoi Informacionin për gjetjen e zgjidhjes për ski qendrën Kodra e Diellit, si dhe mundësinë Elem Turs të ndahet nga SHA Elektranat e Maqedonisë së Veriut që të funksionojë si subjekt i pavarur në suaza të Qeverisë.

Në këtë nismë marrin pjesë Ministria e Ekonomisë, Elem Turs Shkup, Drejtoria për Mjedis Jetësor pranë Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Komuna e Tetovës, Agjencia për promovim dhe  mbështetje të turizmit dhe Nisma qytetare “Ta shpëtojmë Kodrën e Diellit”.

Në këtë seancë, siç kumtoi pres shërbimi qeveritar, është konstatuar se qëllimi kryesor për mbulimin e nismës është të gjitha palët e interesuara t’i shqyrtojnë  mundësitë,  me qëllim që të krijojnë  qendër skijimi modern dhe me cilësi të lartë, që do të jetë nga  vlera  nacionale dhe ndërkombëtare.

Si dhe kujdesi maksimal për arritje të barazisë ndërmjet  eko-sistemeve natyrore dhe bukurive natyrore të Malit Sharr.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat