Policia del me prononcim të ri për vrasjen e dyfishtë në Fushë Topanë

Maqedonia

Policia del me prononcim të ri për vrasjen e dyfishtë në Fushë Topanë

Më: 10 mars 2021 Në ora: 17:07
Foto ilustrim

Policia edhe më tej po kërkon autorët e vrasjes së dyfishtë, që ndodhi para 5 ditëve nën lagjen Fushë Topanë të Shkup. Personat që me “kallashnjikov” dhe me revole vranë një 24 vjeçar dhe një tjetër të moshës 28 vjeçare, ende janë në arrati. Nga Ministria e Punëve të Brendshme nuk japin kurrfarë njoftimi nëse kanë të dyshuar, raporton a1on.mk. për momentin vetëm dihet se janë kontrolluar incizime nga videombikqyrjet në objektet lokale, nëpër udhëkryqe dhe nëpër rrugë.

Vrasja ndodhi natën mes të enjtes dhe të premtes, rreth orës 3 të mëngjesit.

“Në funksion të ndriçimit të ngjarjes kriminalo-juridike, SPB Shkup po ndërmerr masa dhe aktivitete në bazë të udhëzimeve të Prokurorisë themelore publike në Shkup. Deri tani janë marrë masa për kontrollim dhe shikim të videombikqyrjeve, grumbullimit të informative dhe të dhënave për persona dhe vetura në interes, janë ftuar persona dhe janë zhvilluar biseda me persona lidhur me ngjarjen kriminelo-juridike, si dhe masa dhe aktivitete tjera në pajtueshmëri me nevojat. SPB Shkup është duke ndërmarrë masa dhe aktivitete intensive për ndriçim të ngjarjes kriminelo-juridike“, thonë nga MPB.

Deri sa policia po kërkon vrasësit dhe motivet e vrasjes, gjithnjë e më shumë spekulime përhapen për vrasjen. Në disa mediume qarkullojnë spekulime se tashmë dy të ndjerët kanë tentuar të ikin, por nuk kanë arritur. Nga MPB nuk japin detaje tjera pa përfunduar hetimet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat