Ibrahimi: Zaev, ku e ke tash shumicën? As Izeti nuk ndihmon

Maqedonia

Ibrahimi: Zaev, ku e ke tash shumicën? As Izeti nuk ndihmon

Më: 11 mars 2021 Në ora: 15:23
Zeqirija Ibrahimi

Anëtari i Kryesisë Qendrore të Alternativës, Zeqirija Ibrahimi përmes rrjetit social facebook ka pyetur Zaevin: Ku e ke shumicën? E pat kjo punë.

Gati është! 

Duke njoftuar se Kuvendi tashmë është bllokuar nga opozita shqiptare për shkak të Ligjit për shtetësi, e ka pyetur kryeministrin Zoran Zaev, se “ku e ke shumicën?”, duke e përmendur faktin se Izet Mexhiti tanimë nuk është koordinator i grupit parlamentar të BDI-së.

Shkrimi i plotë i Zeqirija Ibrahimit:

Opozita shqiptare e ka bllokuar Kuvendin e Maqedonisë së Veriut

Reciprocitet: ose SHTETësi edhe për shqiptarët ose s’ka Kuvend fare.

Ky është dallimi mes atyre që ua mbajnë dosjet në fjokë dhe prandaj 18 vjet nuk e kanë zgjidhur këtë punë dhe neve, që nuk kemi frikë nga fjokat e tyre.

Hajde, Zaev, ku e ke tash shumicën?

Bile as Izeti, që e votoi me dy duar e dhjetë gishta Artanin e Zlatiborit, tash nuk ndihmon më.

E pat kjo punë.

Gati është! (Gotov je)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat