Mbrëmë një seri tërmetesh e goditën Maqedoninë

Maqedonia

Mbrëmë një seri tërmetesh e goditën Maqedoninë

Më: 13 mars 2021 Në ora: 09:51
Ilustrim

Natën e kaluar, një seri tërmetesh me madhësi mbi 4 të shkallës Rihter nuk i la qytetarët të qetë.

Më i forti prej tyre u regjistrua në orën 22:17 me epiqendër prej 65 km në jugperëndim të Shkupit, thonë nga Observatori Sizmologjik në Fakultetin e Shkencave të Natyrore dhe Matematikës në Shkup.

Siç thuhet, ky tërmet ishte në një thellësi prej 10 km nga sipërfaqja e tokës, ndërsa epiqendra ishte 18 km nga Gostivari.

“Sipas të dhënave të mëparshme, ky tërmet më së shumti është ndjerë nga banorët e Mavrovës, Dibrës, Gostivarit, Tetovës dhe Kërçovës me intensitet të shkallëve V-VI sipas shkallës makroseizmike evropiane, ndërsa në pjesë të tjera me intensitet III-IV gradë sipas shkallës së njëjtë”, informojnë nga Observatori Sizmologjik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat