Vaksinat kineze: VMRO publikon dokumente të reja

Maqedonia

Vaksinat kineze: VMRO publikon dokumente të reja

Më: 14 mars 2021 Në ora: 15:08
Mile Lefkov

Firma-fantazmë “Stabri International” përmes së cilës Zaevi dhe Filipçja donin të merrnin provizione nga vaksinat kineze është regjistruar vetëm 3 muaj pas formimit të Qeverisë së Zoran Zaevit në vitin 2017 – kanë akuzuar nga VMRO-DPMNE-ja. Nga opozita kanë publikuar dokumente nga Regjistri Qendror I Hong Kongut, ku sipas tyre, shihet se firma është formuar më 22 Shtator të vitit 2017.

Sipas dokumenteve që I posedon VMRO-DPMNE-ja, pretendohet se firmës “Stabri International” I janë transferuar 12.5 milionë dollarë për 200.000 vaksina, ose sic thonë nga opozita, kësaj firme I janë paguar 100% cmim më të lartë për vaksinat kineze. Sipas opozitës, derisa e gjithë bota vaksinat kineze I blen për maksimum 30 dollarë, Zaevi dhe Filipçja kanë paguar nga 62.5 dollarë.

“Nga dokumentet që I posedojmë shihet se firma është formuar me vetëm 10.000 dollarë të Hong Kongut, respektivisht me 1.000 euro. Që opinioni ta kuptojë, kjo është e vetmja garancë e kësaj firme dhe që është e kapshme për opinionin, kurse është e deponuar si kapital themelues. Sipas informacioneve nga Regjistri Qendror e njëjta s`ka mjete tjera.

Presim që Prokuroria t`I marrë parasysh të gjitha dokumentet dhe informacionet e publikuara nëpër media, sikurse edhe këta të sotmet, dhe menjëherë të hapë hetime. Lupço Nikolovski në vend se të merret me gjalpin, bashkë me Zaevin dhe Filipçen menjëherë të japin dorëheqje” ka deklaruar Mile Lefkov, deputet i VMRO-DPMNE-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat