Vaksinat kineze, VMRO-DPMNE: Antikorupcioni të hetojë rastin

Maqedonia

Vaksinat kineze, VMRO-DPMNE: Antikorupcioni të hetojë rastin

Më: 15 mars 2021 Në ora: 17:13
VMRO-DPMNE

VMRO-DPMNE vazhdon me akuza për ministrin e shendetsisë Venko FIlipçe për prokurimin e vaksinave kineze përmes një kompanie fantazmë.

Deputeti I kësaj partie Mile Lefkov kërkon nga Komisioni për parandalimin  e korupcionit të hetojë rastin. Ata në komisionin për anti-korupcion dorëzuan edhe dokumentet që kanë të bëjnë me blerjen e 200 mijë vaksinave kineze.

“Këto janë dokumentet në të cilat shihet se Filipçe e ka autorizuar kompaninë kurse ky është nënshkrimi i tij. Këto janë dokumentet në të cilat shihet se në llogarinë e Deutsche Bank ka garancion prej 12.5 milion dollarë, këtu janë edhe dokumentet nga Hong Kongu ku shihet se kompania është e formuar vetëm tre muaj pas formimit të qeverisë së Zoran Zaev.

I bëjmë thirrje edhe komisionit anti-korupcionit që menjëherë të hap rast dhe të shqyrtoj punën e Filipçes dhe për atë qëllim tani do të dorëzojmë ankesë.”, tha Mile Lefkov nga VMRO-DPMNE.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat