Hasani: Spitalet janë të stërmbushura, edhe në spitalet privat vështirë se ka vende të lira

Maqedonia

Hasani: Spitalet janë të stërmbushura, edhe në spitalet privat vështirë se ka vende të lira

Më: 16 mars 2021 Në ora: 11:32
Ilir Hasani

Zv. ministri i Shëndetësisë Ilir Hasani në profilin e tij në Facebook shkruan thotë se spitale janë të stërmbushura dhe është vështirë të gjenden vende të lira edhe në spitalet private.

“Përderisa spitalet janë të stërmbushura me pacientë që trajtohen nga komplikime me Covid 19, e bile as edhe në spitale private vështirë të gjesh vend të lirë, në lokale e kafene ahengu ska të ndalë.

Ky moskujdes do të na kushtoj”, shkruan Hasani.

Zv. kryeministri u bën thirrje qytetarëve për kujdes të shtuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat