Karaxhovski: Është vendim politik nëse do të mbahet apo jo regjistrimi i popullsisë

Maqedonia

Karaxhovski: Është vendim politik nëse do të mbahet apo jo regjistrimi i popullsisë

Më: 17 mars 2021 Në ora: 11:57
Zharko Karaxhovski

Kryetari i Komisionit për Sëmundje Infektive (KSI), Zharko Karaxhovski i pyetur rreth realizimit të procesit të Regjistrimit të paraparë prej 1 deri më 21 prill të këtij viti, u shpreh se KSI-ja me kërkesë të Qeverisë ka përgatitur protokoll për regjistrimin, njashtu siç ka vepruar edhe me zgjedhjet, punën e Kuvendit, punën e Qeverisë e kështu me radhë.

Ndërkohë nëse do të mbahet apo jo regjistrimi, Karaxhovski tha se është vendim politik.

“Është kërkuar që të bëjmë protokoll se si duhet të mbahen zgjedhjen si do të funksionoj Kuvendi, Qeveria dhe ja tani regjistrimi, kemi përgatitur protokoll dhe e kemi dërguar deri tek Enti për Statistikë dhe Qeveria. Se do të mbahet apo jo regjistrimi është vendim politik.

Se çka do të ndodh pas një muaj, nuk mund t’ju përgjigjem. Komisioni nuk merret me atë nëse do të ketë apo jo regjistrim, u kërkua nga ne të përgatisim protokoll dhe ne atë e kemi bërë, do të mbahet apo jo regjistrimi vendos politika”, tha Karaxhovski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat