Deputeti Rexhepi demanton akuzat e opozitës në lidhje me blerjen e duhanit

Maqedonia

Deputeti Rexhepi demanton akuzat e opozitës në lidhje me blerjen e duhanit

Më: 17 mars 2021 Në ora: 19:09
Kastriot Rexhepi

Deputeti i Lëvizjes BESA Kastriot Rexhepi sot nga foltorja e kuvendit të Maqedonisë ka replikuar deputetët e opozitës të cilët hodhën akuza për Ministrinë e Bujqësisë dhe ministrin Hoxha se nuk u jan përmbajtur premtimeve për blerjen e duhanit nga duhanprodhuesit brenda afatit të dhënë.

Rexhepi tha se dhe ai vet vjen nga një rajon që merret me prodhimin e duhanit dhe e di mundin e prodhuesve dhe ai dhe partia e tij, sidomos ministri Hoxha i cili vjen nga Lëvizja BESA po nundohen në maksimum që tu dalin në ndihmë duhan prodhuesve dhe mos mbetet asnjë kg duhan pa blerë.

Rexhepi tha se ditë më parë në kuvend u miratua ligji mbi duhanin të inicuar nga Ministri dhe duputetët nga Lëvizja BESA.

Dhe nuk kanë bazë akuzat e opozitës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat