Zaev thotë se cilësia në arsimin e lartë është në prioritetet e qeverisë

Maqedonia

Zaev thotë se cilësia në arsimin e lartë është në prioritetet e qeverisë

Më: 19 mars 2021 Në ora: 21:31
Zoran Zaev

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev, këtë pasdite priti në takim Drejtorin e Agjencisë për Cilësinë e Arsimit të Lartë Agim Rushiti, dhe në takim morën pjesë këshilltarja për arsim i kryeministrit Zaev, Tatjana Stojanoska Ivanova.

Në takim siç njoftojnë nga Qeveria, kryeministri Zaev u informua për punën e deritanishme të Agjencisë për Cilësi në Arsimin e Lartë, brenda së cilës funksionojnë edhe bordet e akreditimit dhe vlerësimit në arsimin e lartë.

Drejtori Rushiti prezantoi mënyrën dhe parimet mbi të cilat funksionojnë bordet, punën e tyre, por edhe sfidat me të cilat përballet Agjencia.

Në takim u konfirmua që Agjencia e Cilësisë së Arsimit të Lartë po stafizohet, si dhe krijimi i shpejtë i Këshillit Kombëtar të Arsimit të Lartë, i cili do të kontribuojë në funksionimin e qetë dhe cilësor të Agjencisë së Cilësisë së Arsimit të Lartë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat