Regjistrimi i Diasporës, Grubi takon Metën në presidencë

Maqedonia

Regjistrimi i Diasporës, Grubi takon Metën në presidencë

Më: 22 mars 2021 Në ora: 15:28
Artan Grubi dhe Ilir Meta

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie midis bashkësive, z. Artan Grubi gjatë vizitës në Tiranë është pritur në takim nga presidenti Ilir Meta.

Rruga e integrimit të përbashkët i Shkupit dhe Tiranë drejtë Bashkimit Europian ishte një nga pikat e bisedës mes Grubit dhe Metës, duke e cilësuar këtë rrugë me plot sfida të cilat duhet të finalizohen me një sukses për të dy vendet të cilat synim e kanë familjen e madhe europiane.

Grubi në anën tjetër ka vlerësuar lartë marrëdhëniet bilateral mes dy vendeve si në nivel shumë të lartë dhe të njejtën gjë e ka theksuar edhe Meta i cili gjithashtu është dakorduar se të dy vendet momentalisht nuk kanë ndonjë çështje të kontestuar, e duke vazhduar kështu bashkëpunimi në shumë sfera.

Koridori 8, ka qenë një nga pikat e cila është diskutuar në këtë takim, ku dy bashkëbiseduesit kanë theksuar se ky projekt është i rëndësisë së lartë pasiqë lidh disa shtete të Ballkanit dhe do të ndikojë në zhvillimin ekonomik të vendeve dhe do të sjellë pozitivitet për gjithë qytetarët.

Grubi në këtë takim ka hapur edhe temën e Regjistrimit si një projekt jetik për shqiptarët në vend dhe diasporë ndërsa bashkë me Metën kanë bërë apel që diaspora të regjistrohet masovikisht që të dihet numri i saktë se sa shqiptarë jetojnë në RMV.

Image
Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat