Eurodeputetët kërkojnë nga autoritetet bullgare të ndalojnë me deklarata provokuese për Maqedoninë

Maqedonia

Eurodeputetët kërkojnë nga autoritetet bullgare të ndalojnë me deklarata provokuese për Maqedoninë

Më: 23 mars 2021 Në ora: 13:40
Foto ilustrim

Deklarata provokuese për çështje historike të Maqedonisë kanë dhënë përfaqësuesit e qeverisë bullgare. Kjo thuhet në raportin e Parlamentit Evropian për Maqedoninë e Veriut.

“Dje në momentin e fundit, grupi i të Gjelbërve dhe Socialistëve në Parlamentin Evropian ka propozuar për ndryshime dhe plotësim në raportin me përmbajtje jashtëzakonisht të ekuilibruar, të njëanshme dhe të padrejtë ndaj Bullgarisë.

Në to, zyrtarët e qeverisë bullgare u akuzuan për “deklarata provokuese mbi çështje historike” që prekën Maqedoninë e Veriut dhe u bënë thirrje autoriteteve bullgare të përmbahen nga deklarata të tilla, megjithë fushatën zgjedhore në vazhdim në Bullgari”, shkruan Agjencia e lajmeve bullgare “BGNES”.

Sipas Agjencisë bullgare “teksti, porositur nga autoritetet e Shkupit, shkon aq larg sa të mirëpresë përgjigjen e pjekur dhe të ekuilibruar ndaj këtyre provokimeve nga autoritetet e Maqedonisë së Veriut”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat