Mickoski fton Zaevin në përballje

Maqedonia

Mickoski fton Zaevin në përballje

Më: 25 mars 2021 Në ora: 20:16
Mickoski

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski ka ftuar në takim sy më sy kryeministrin Zoran Zaev.

Ai në një intervistë në Sitel tha se Zaevin e fton në takim në Klubin e deputetëve për të biseduar për gjithçka.

“ Të flasim për të gjitha ato probleme që janë jetike. Nga kriza me pandeminë deri te puna e Kuvendit.

Për gjithçka që është hapur në këtë moment” tha mes tjerash kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat