MSH Maqedoni: Arriti dërgesa e dytë prej 3.000 vaksinave “Sputnik B”

Maqedonia

MSH Maqedoni: Arriti dërgesa e dytë prej 3.000 vaksinave “Sputnik B”

Më: 28 mars 2021 Në ora: 15:34
Arriti dërgesa e dytë prej 3.000 vaksinave “Sputnik B”

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se në ora 14:300 në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit arriti dërgesa e dytë e vaksinës ruse.

Kjo dërgesa, sipas MSH-së, është për rivaksnimin e 3.000 punonjësve shëndetësorë.

Ndryshe, gjatë ditës së sotshme në mëngjes arritën edhe 24 mijë vaksinat e AstraZeneca që erdhën përmes Kovaks sistemit.

Me 24 mijë vaksinat kundër coronavirusit pritet që të mërkurën të fillojë imunizimi i popullatës në Maqedoninë e Veriut.

Ndryshe, vaksinimi në Maqedoni filloi më 17 shkurt me vaksinat e dhuruara ku prioritet për vaksinim kishin punonjësit shëndetësorë. Me vaksinat “AstraZeneca”prioritet për imunizim do të kenë personat mbi 70 vjet”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat