KSI në Maqedoni sot mban mbledhje, do të diskutohet gjendja me pandeminë

Maqedonia

KSI në Maqedoni sot mban mbledhje, do të diskutohet gjendja me pandeminë

Më: 30 mars 2021 Në ora: 08:41
Foto ilustrim

Komisioni për Sëmundje Infektive (KSI) sot duhet të mbaj mbledhje, në të cilën do të shqyrtohet gjendja me coronavirusin, në bazë të së cilës do të vendoset nëse do të ketë apo jo plotësim të masave kufizuese për mbrojtje nga virusi.

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, dje tha se në mbledhje do të shqyrtohen edhe të dhënat e fundit të rasteve të reja me COVID-19, duke shtuar se ato të fundjavës nuk ishin real.

“Mbledhja e Komisionit për Sëmundje Infektive është caktuar për nesër, pasi zakonisht numri i rasteve nga rezultatet e fundjavës së kaluar është joreal. Gjatë ditës së nesërme do të shqyrtojmë të dhënat e reja”, tha dje Filipçe.

Ndryshe, gjendja aktuale me pandeminë do të jetë temë edhe e Këshillit të Sigurisë i cili mblidhet sot në ora 14:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat