VMRO-DPMNE: Përgjegjësia për kaosin me Covid-19, bie edhe te Pendarovski

Maqedonia

VMRO-DPMNE: Përgjegjësia për kaosin me Covid-19, bie edhe te Pendarovski

Më: 30 mars 2021 Në ora: 22:34
VMRO-DPMNE

Partia opozitare, VMRO-DPMNE ka kritikuar përplasjen mes presidentit Stevo Pendarovski dhe ministrit të Shëndetësisë, Venko Filipçe.

Vlerësojnë se përgjegjësia për mungesën e vaksinave, bie mbi kryeministrit Zoran Zaev, Filipçes dhe presidentit Stevo Pendarovski.

“Realiteti është se pushteti në të cilën bëjnë pjesë Zaevi, Pendarovski dhe Filipçe humbi dhe nuk e mbrojti qytetarin në kohë dhe nuk i bleu vaksina. Si rezultat i kësaj, jemi njëri nga shtetit më vdekshmërinë më të madhe, kurse qytetarët shpëtimin e kërkuan në Serbi.

Përgjegjësia për krizën dhe kaosin është edhe te Pendarovski dhe Filipçe, dhe këtë e dinë edhe vetë, për këtë bëjnë shfaqje para qytetarëve duke gjuajtur topin te njëri-tjetrin, derisa rritet numri i viktimave”, thonë mes të tjerash nga VMRO-DPMNE-ja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat