Nuk ka masa kufizuese shtesë në Maqedoni

Maqedonia

Nuk ka masa kufizuese shtesë në Maqedoni

Më: 31 mars 2021 Në ora: 12:09
Foto ilustruese

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në konferencë për shtyp bëri të ditur se në mbledhjen me Komisionin për Sëmundje Ngjitëse është konstatuar se nuk ka nevojë shtesë për masat kufizuese.

Arsyetimi është se këto masa nuk do të jepnin efekte pozitive për shkak Maqedonia ndodhet në javën e gjashtë nga tetë javët e parapara të valës së tretë.

Ndryshe, takimi i sotëm ishte paraparë të mbahej gjatë ditës së djeshme, mirëpo u shty.

Në Maqedoni vlejnë kufizimet siç është ora policore dhe mbyllja e objekteve hotelerike në ora 21:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat