Regjistrimi i diasporës, Ademi: Mundi i mërgatës, nuk do të shkoj huq

Maqedonia

Regjistrimi i diasporës, Ademi: Mundi i mërgatës, nuk do të shkoj huq

Më: 31 mars 2021 Në ora: 16:47
Arbër Ademi

Koordinatori i grupit parlamentar të BDI-së, Arbër Ademi, thekson se regjistrimi nuk është anauluar, por vetëm është shtyrë për në shtator. Sipas tij, konstatimet për anulim të regjistrimit janë shpifje. Ademi u bëri apel mërgimtarëve që të vazhdojnë të regjistrohen.

“Regjistrimi nuk është anuluar, regjistrimi vazhdon. Janë shpifje, manipulime të gjitha konstatimet të cilët thonë se mundi i diasporës ka shkuar huq. Absolutisht jo. Këto janë qëndrime tendenciaoze dhe nuk kanë bazë. Në asnjë moment dhe në asnjë dispozitë nuk thuhet se anulohet regjistrimi. Nuk thuhet se ndërpritet regjistrimi i diasporës. Regjistrimi vazhdon.

Nëse regjitrsimi nuk do të ishte innkluziv, nuk do të prodhonte rezultatet që ne dëshirojmë. Na vjen mirë që edhe opozita maqedonase reflektoi dhe tani nuk e mbështet më fushatën “Mbyll derën për regjistruesit”, por e kuptoi se ky proces është i rëndësishëm e nuk ka si iket nga ky proces, nga numri real I qytetarëve.

Për ne ky vendim është i rëndësishëm dhe kemi qenë bashkëpjesmarrës në krijimin e këitj vendimi.”, tha Arbër Ademi, koordinator i grupit parlamentar të BDI-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat