Rexhepi: Do të përpiqemi të mos e shtyejmë regjistrimin

Maqedonia

Rexhepi: Do të përpiqemi të mos e shtyejmë regjistrimin

Më: 1 prill 2021 Në ora: 17:33
Skender Rexhepi

ASh-AAA këmbëngulin në mos-shtyerjen e regjistrimit të popullsisë për në shtatorë.

Përkundër miratimit të nevojës për ndryshimet e Ligjit për Regjistrimin e Popullsisë dhe Amvisërive me procedurë të shkurtër dhe flamur evropian në kuvend nga ky koalicion paralajmëruan parashtrimin e amendamenteve teksa do të përpiqen që me badinter ta pengojnë miratimin e ndryshimeve të ligjit.

“Tanimë nuk mund të ketë shtyerje sepse ajo ishte e mundur deri dje, tani mund të ketë vetëm ndërprerje të regjistrimit, nuk do ta lejojmë dhe do të ftojmë në mirkuptim dhe vetëdije veçanërisht te deputetët shqiptarë që me badenter ta pamundësojmë këtë për arsye se kërkesa e dy liderëve një etnik Zaev-Mickovski nuk ishte për qëllime shëndetësore por për qëllime politike.

Sigurisht se do të parashtrojmë amendamente.”,- tha deputeti i Alternativës, Skender Rexhepi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat