Gjithsej 1.649 të hospitalizuar për shkak të coronavirusit në Maqedoni

Maqedonia

Gjithsej 1.649 të hospitalizuar për shkak të coronavirusit në Maqedoni

Më: 1 prill 2021 Në ora: 18:06
Maqedonia

Në 24 orët e kaluara në kovid – qendrat në spitalet në të gjithë vendin është njoftuar se po trajtohen gjithsej 1.649 pacientëve pozitivë dhe të dyshuar ndaj COVID-19.

Nga Ministria e Shëndetësisë thonë se 103pacientë pozitivë dhe të dyshimtë ndaj COVID-19 u shtruan në spitalin në Manastir. 63 pacientë janë të shtruar në spitalin e Shtipit. 47 pacientë ka reparti infektiv në Tetovë, 84 pacientë po trajtohen në Veles dhe 166 pacientë pozitivë dhe të dyshimtë ndaj COVID-19 po trajtohen në Kumanovë, si dhe 103 pacientë u shtruan në spital në qendër në Ohër, 127 në Prilep, 36 në kovid – qendër në Gostivar dhe 14 në Strugë. 84 pacientë u shtruan në spital në Strumicë, 33 në Koçan, 21 në Kërçovë, 72 në Kavadar, 21 në Gjevgjeli.

“Numri i përgjithshëm i pacientëve pozitivë dhe të dyshuar ndaj COVID-19 të cilët trajtohen në repartet infektive në kryeqytet dhe në spitalet në të gjithë vendin është 1.649 dhe ka rreth 260 shtretër të lirë.

“Gjatë ditës, bëhen çregjistrime për pacientët e shëruar, të cilat do të lirojnë shtretër shtesë. Përndryshe, të gjitha repartet e spitaleve klinike kanë pajisje për furnizimin me oksigjen. Ministria ka pasqyrë të situatës me objektet dhe nëse është e nevojshme, repartet do të zgjerohen më tej”, thuhet në kumtesë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat