Sot 45 viktima dhe 1.394 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni

Maqedonia

Sot 45 viktima dhe 1.394 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni

Më: 3 prill 2021 Në ora: 21:33
Foto ilustrim

Ministria e Shëndetësisë informon në 24 orët e fundit janë kryer 4.920 teste, ndërsa janë regjistruar 1.394 raste të reja me COVID-19.

Në Shkup – 592, Kumanovë – 104, Manastir – 101, Prilep – 63, Veles – 60, Kavadar – 50, Ohër – 39, Tetovë -38, Shtip – 37, Gostivar – 35, Strumicë – 31, Kërçovë – 30, Koçan – 24, Negotin – 21, Sveti Nikollë dhe Resnje – nga 19, Gjevgjeli – 18, Strugë – 17, Radovish dhe Berovë nga 14, Dellçevë dhe Vinicë nga 11, Kriva Pallankë – 10, Vallandovë – 8, Bogdanci – 6, Demir Kapi – 5, Makedonski Brod – 4, Dibër – 3, Probishtipi, Kratova dhe Pehçeva nga 2, Krushevë, Demir Hisar, Makedonska Kamenica dhe Dojran nga 1.

Sot janë regjistruar 479 pacientë të shëruar.

Janë raportuar gjithsej 45 persona të vdekur: 15 nga Shkupi (95, 88, 88, 87, 84, 84, 83, 76, 74, 74, 72, 69, 69, 60 dhe 50), 4 nga Prilepi ( 82, 71, 56, 54), 3 nga Tetova (80, 75, 74) dhe Gostivari (80, 74, 66), 2 nga Manastiri (79 dhe 71), Kumanova (76 dhe 67), Strumica (74 dhe 66), Koçani (68 dhe 63) dhe Kërçova (71 dhe 61) dhe nga 1 nga Kavadari (65), Shtipi (50g), Gjevgjelia (65), Velesi (83), Resnjë (70), Radovishi (65), Vinica (70), Vallandova (60), Demir Kapi (72) dhe Demir Hisar (66).

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me COVID-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 134.134, numri i pacientëve të shëruar është 108.676, numri i vdekjeve është 3.905 dhe numri i rasteve aktive është 21.553.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat